Futboll Sport

NJË NGA MË TË MIRËT NË FUSHË/ Tedi Cara spikat që në ndeshjen e parë në kampionatin ukrainas

Tedi Cara ka bërë gjatë merkatos dimërore hapin e madh në karrierë teksa i ka dhënë lamtumirën futbollit shqiptar për të synuar një kampionat me prestigjioz dhe më të fortë siç është ai ukrainas. Cara i është bashkuar skuadrës së Oleksandrija, e cila po rivalizon në këtë sezon për titullin kampion, duke qenë në ndjekje të Dinamo së Kievit kryesues.

Debutimi për sulmuesin kavajas në ndeshje zyrtare me skuadrën e re ka qenë dje, ndaj Zoria Luhansk, ku Oleksandrija fitoi me shifrat 2-1. Cara ishte titullar në këtë sfidë, duke luajtur për 73 minuta dhe duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës, pasi vendosi vazhdimisht në vështirësi mbrojtësit kundërshtarë.Nuk është rastësi që për këtë paraqitje, ai u Vlerësua me notën 7,3 nga Sofascore, pasi regjistroi statistika mjaft të mira në këtë sfidë si në realizimin me sukses të 6 nga 7 driblimeve që tentoi apo kishte 82% saktësi në pasime.

Related posts

PARAQITJE POZITIVE/ Laçi në formacionin e javës në Çeki

F.autor

Zhbllokohet sfida/ Anglia shënon golin e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

NUK E SHEH SI OPSION PËR TË ARDHMEN/ Manchester United nxjerr në shitje Pogba, ja vlera reale e mesfushorit francez…

Delo.autor

Leave a Comment