Futboll Sport

SUPERLIGA LUHET NË DY DITË/ Spikat Egnatia – Tirana! Agjenda e javës së 30-të

Superliga shqiptare e futbollit është duke përgatitur ndeshjet e raundit të 30-të. Pesë duelet janë të ndara të shtunën dhe të dielën, në orare të ndryshme.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” të shtunën në orën 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”.

Bylis – Laçi është sfida hapëse e të dielës. Ballshiotët presin në shtëpi ekipin e Laçit në orën 15:00. Duke nisur nga ora 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, aty ku do të përballet me Partizanin, ndërsa AF Elbasani do të luajë kundër Dinamos në “Elbasan Arena”.

Superliga, raundi 30-të:

E shtunë, 15 mars 2025

18:00 Vllaznia – Skënderbeu

18:00 Egnatia – Tirana

E diel, 16 mars 2025

15:00 Bylis – Laçi

18:00 Partizani – Teuta

18:00 AF Elbasani – Dinamo

Related posts

DY GOLA TË SHPEJTË/ Shënon në fillim Arsenal me Lacazette, barazon Lingard për Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI NË BOSNJË/ Tifozët ndjekin dhe sulmojnë makinën e gjyqtarëve të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Iniesta: Coutinho nuk mund të më largojë nga Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment