Futboll Sport

VUANTE NGA KANCERI NË MUSHKËRI/ Ndërron jetë ish-futbollisti i Juventusit

Ish-futbollisti spanjoll Nico Hidalgo ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Hidalgo hoqi dorë nga futbolli 2 vite më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, që ia bënë të pamundur vijimin normal të karrierës.

Fillimet e veta , ai i pati me ekipin lokal Motril CF, duke bërë 40 paraqitje përpara se të transferohej në Granada në vitin 2012.

Në vitin 2014, ai kaloi te Juventusi , por nuk arriti të debutonte, edhe pse qëndroi 3 vite në Torino. Hidalgo u kthye në Spanjë në verën e 2017 pas huazimeve me Granadën dhe Cadizin.

Mbrojtësi e përfundoi karrierën e tij te Racing Santander dhe Extremadura.

Related posts

Titullar i padiskutueshëm me Guardiolan, City i rinovon kontratën mesfushorit

Q.Autor

MERR FUND DILEMA/ Rabiot vendos më në fund. Ja ku do të luajë francezi

Isa.Autor

Zyrtare: Dortmund shkarkon trajnerin Peter Bosz

Q.Autor

Leave a Comment