Futboll Sport

FINALJA E TRETË RADHAZI/ Egnatia synon të barazojë Partizanin e Panajot Panos

Egnatia ka siguruar sot praninë për të tretin edicion radhazi në Kupën e Shqipërisë me një objektiv të qartë për të fituar edhe në këtë sezon çdo gjë në futbollin shqiptar, ashtu siç bëri në atë paraardhës.

Rrogozhinasit janë tashmë në një grup jo aq të madh skuadrash që e kanë bërë një gjë të tillë, teksa po mundohen të sigurojnë trofeun e tretë radhazi, gjë të cilën e kanë arritur vetëm ekipe të cilat kanë bërë epokë në futbollin tonë.

Nëse ia del të mundë Dinamon në finale, Egnatia do të barazojë Partizanin e viteve 1966-1970, skuadrën e famshme të periudhës së Panajot Panos, e cila është e fundit që e ka fituar tre herë radhazi trofeun.

 

 

 

Ndërsa për të arritur një rekord, do t’i duhet pak punë, pasi ai mbahet nga një tjetër ekip që ka hyrë në histori, Dinamo e sezoneve 1950-1954, e cila fitoi asokohe 5 vite radhazi këtë trofe.

Related posts

“THE SUN” PUBLIKON “TOP 11″/ Nga Hakimi tek Salah, sa shumë yje në Kupën e Afrikës

Delo.autor

OFERTË 350 MIJË EURO/ Endri Çekiçi shumë pranë transferimit tek skuadra e Superligës turke…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Italia nis me këmbë të mbarë, mposht Turqinë dhe shkruan historinë në “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment