Futboll Sport

HUMBJA E 4-T RADHAZI/ Sevilla nuk duron dhe shkarkon trajnerin

Sevilla ka vendosur të shkarkojë trajnerin Xavier García Pimienta. Klubi i La Ligas në Spanjë ka katër humbje radhazi dhe disfata e fundit 1-0 kundër Valencias në udhëtim nuk është kapërdirë nga drejtuesit, që kanë vendosur të largojnë trajnerin 50-vjeçar.

Xavier García Pimienta firmosi me Sevillan verën e 2024 duke lënë Las Palmasin, por aventura e tij në krye të andaluzëve zgjati 286 ditë, me 34 ndeshje të drejtuara në total. 11 fitore, 9 barazime dhe 14 humbje ishte bilanci i Garcias në krye të Sevillas.Pas 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në kampionat, Sevilla ka grumbulluar 36 pikë dhe aktualisht qëndron në vendin e 13-të në renditjen e La Ligas.

Kjo është hera e gjashtë që Sevilla ndryshon trajner në tre vitet e fundit. Drejtimin e Sevillas e ka marrë Joaquin Caparros, i cili rikthehet në stolin e kësaj skuadre pas dy aventurave të mëparshme.

Related posts

BARELONA-REAL SOCIEDAD/ Pas një pasimi nga Alba, mesfushori De Jong ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Milani nuk humbet kohë dhe nis tratativat për të ofruar futbollistin e Torinos

Sadik.Autor

SHKUND JUVENTUS-IN/ Allegri: Duhet të hidheni mbi kundërshtarin, s’duhet të kalojnë

Delo.autor

Leave a Comment