Futboll Sport

KOMBËTARJA “NDEZ” REY MANAJ/ Shpallet më i miri i javës në Turqi me notën 10

Rey Manaj ishte lojtari më i vlerësuar në Superligën turke të futbollit sa i takon raundit të 29-të. Me notën 10.0 Manaj u shpall Njeriu i Javës dhe ‘SofaScore’ e ka përfshirë në formacionin e javës.Në fundjavë, Manaj shënoi dy gola për Sivasspor në përballjen kundër Adana Demirspor dhe kjo mjaftoi që ai të ishte futbollisti i javës. Një shkëlqim i tillë vjen direkt pas dopietës që Manaj shënoi edhe me Kombëtaren në sfidën kundër Andorrës më 24 mars.

Në 21 javët e këtij sezoni Manaj ka shënuar 10 gola dhe këtë sezon është përballur me disa dëmtime të rënda. Gjithçka duket se është lënë pas dhe Manaj po përpiqet të shpëtojë Sivaspor nga fundi i renditjes.

Related posts

Ronaldo “rrëzon” Messin, thyen edhe një rekord në Champions League

Sadik.Autor

SUPERIORE/ Ja si do të rreshtohen Skënderbeu dhe KuKësi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ANALIZON RIVALËT PËR SEZONIN E RI/ Mbrojtësi Bonucci: Do të jetë një kampionat i bukur, kujdes nga ata të dy…

Delo.autor

Leave a Comment