Juventus është skuadra që ka mundur më shpesh Lacion në Serinë A. 87 fitore për bardhezinjtë, me 36 fitore për Lacion dhe 38 barazime që plotësojnë bilancin. Në përgjithësi, skuadra e vetme që është mundur më shpesh nga një kundërshtar i vetëm në kampionat, është Interi (88 herë, gjithashtu kundër Juventusit).
– Lacio nuk ka ripërsëritur asnjëherë të njëjtin rezultat në 10 ndeshjet e fundit të Serisë A (4 fitore, 5 barazime, 1 humbje), me një fitore kundër Empolit në ndeshjen më të fundit. Në këtë kampionat, një herë, mes nëntorit dhe shkurtit, kryeqytetasit qëndruan 11 ndeshje radhazi pa ripërsëritur dy herë me radhë të njëjtin rezultat (5 fitore, 2 barazime, 4 humbje).
– Lacio ka barazuar pesë ndeshje radhazi në shtëpi në Serinë A, që është seria më e gjatë e barazimeve të pandërprera në këtë kompeticion. Ata nuk kanë arritur asnjëherë të bëjnë 6 barazime radhazi në shtëpi që nga viti 1991.
– Për herë të parë në Serinë A, duke arritur në prag të javës së 36- të, ka tri skuadra që kanë të njëjtin numër pikësh dhe të paktën 60 pikë (Juventus, Roma dhe Lacio). Në veçanti, Lacio dhe Juventusi do të përballen në të njëjtin numër pikësh në të dyja ndeshjet e sezonit për herë të parë në kampionat.
– Igor Tudor, i cili ka drejtuar Lacion në nëntë ndeshje të Serisë A në fund të sezonit 2023-2024, ka marrë vetëm dy pikë në tri transfertat e para me Juventusin. Trajneri i fundit bardhezi që nuk fitoi asnjë nga katër ndeshjet e para në transfertë në kampionat ishte Vyspalek në vitin 1971.
– 94% e golave të pësuar nga Juventusi në këtë kampionat kanë ardhur brenda zonës së 16 metrave (30 nga 32), asnjë skuadër tjetër nuk ka pësuar më shumë në përqindje (po aq sa Roma).
– Megjithëse është vetëm në vendin e 10-të për rikuperime ofensive (208), Lacio ndodhet në vendin e dytë në këtë kampionat të Serisë A për goditje që vijnë pas një rikuperimi të tillë. 46, më pak se 47 goditjet e Leçes.
– Bulaje Dia, i cili shënoi në javën e fundit të kampionatit, ka dhuruar 11 pikë për skuadrën e tij me nëntë golat e tij, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka shënuar më pak se 10 gola në këtë kampionat.
– Kefren Turam ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime në këtë kampionat, të dyja janë rekorde personale mes Serisë A dhe Ligë 1 (katër gola gjithashtu në sezonin 2021-2022 me Nisën). Nëse arrin të shënojë pesë gola, ai do të ishte mesfushori i parë bardhezi që ka arritur të shënojë të paktën pesë gola dhe të japë pesë asistime që nga Miralem Pjaniç në sezonin 2017-2018 (5 gola, 8 asistime).