Futboll Sport

“KRENARI DHE PËRGJEGJSHMËRI E MADHe”/ Igli Tare pas emërimit te Milani: Do përkushtohem maksimalisht për tu rikthyer tek sukseset

Igli Tare tashmë është edhe zyrtarisht drejtori sportiv i Milanit, me një detyrë e cila e kthen atë përsëri në skenën më të rëndësishme të futbollit botëror.

“Të bëhesh pjesë e një klubi si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të arritur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në majë të futbollit italian dhe europian”, ishin fjalët e para të Tares si drejtuesi i ri i kuqezinjve.

Edhe administratori i përgjithshëm i Milanit, Xhorxho Furlani, nuk ngurroi të lavdëronte punën e drejtuesit shqiptar i cili padyshim tashmë do të jetë një detyrë edhe më ë vështirë e të komplikuar se në të kaluarën kur ishte pjesë e Lacios.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Është zgjedhja e duhur për t’u rinisur: kompetencë, vendosmëri dhe vlera të larta, të lidhura me një njohje të madhe të futbolli italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të kontribuuar për rinisjen e klubit, përmes zhvillimit të një projekti sportiv ambicioz”, u shpreh Furlani.

Related posts

PORTIERI U HODH NGA KATI I 6-TË/ Flet kunati i Teqjes: Nuk u bë sebep motra ime, ja e vërteta me Aldon

Delo.autor

TALENTI HAALAND DREJT LARGIMIT/ Dortmund “piketon” zëvendësuesin, kërkon të marrë ish-sulmuesin e Milan…

Delo.autor

TRANSFERIM REKORDESH/ 1 fanelë e Ronaldos shitet çdo 60 sekonda në MILANO

Isa.Autor

Leave a Comment