Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE PËR VAJZA/ Trajneri Grima publikon listën! Kombëtarja nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 futbolliste të ftuara për këto dy përballje vendimtare.

Lista e plotë:

Portiere:
Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana SpahoMbrojtëse:
Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aidena Mustafa, Sara Maliqi, Arlinda Kodra, Suzane Vuksani

Mesfushore:
Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Mimoza Hamidi, Qendresa Krasniqi, Erjona Emërllahu

Sulmuese:
Fortesa Berisha, Valentina Troka, Kristina Maksuti, Esi Lufo

Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj në orën 19:00, ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci.

Takimi i fundit për këtë edicion do të jetë më 3 qershor, po në orën 19:00, ndaj Çekisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes kopjon Ferrarin, jep “OK”-in për vaksinimin e stafit në Bahrein

Delo.autor

INTER HEQ DORË NGA SULMUESI KILIAN/ Dy yje në listën e Marotta-s për të zëvendësuar Sanchez, ja emrat…

Delo.autor

INTER-GENOA/ Conte kërkon të mbyllë 2019 me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment