Futboll Sport

TRI SKUADRA “BIG” ME PIKË TË BARABARTA NË SERIE A/ Ndizet gara për Champions-in

Gara për Ligën e Kampioneve është bërë më e nxehtë se kurrë në Serinë A, ku tashmë, Juventusi i vendit të katërt është në pikë të barabarta me Romën dhe Lacion, 63 pikë. Sakaq, Atalanta është në kushte më të favorshme me 68 pikë.

ATALANTA- Bergamaskët e vendit të tretë mposhtën dje Monzën me një “poker”. Skuadra e drejtuar nga Xhan Piero Gasperini triumfoi me rezultatin e pastër 4-0 falë golave të De Ketelare (2 gola), Lukman dhe Breshianini. Me këtë fitore, Atalanta mban vendin e tretë me 68 pikë.

ROMA- Edhe skuadra e Romës ka arritur të triumfojë ditën e djeshme në një sfidë të komplikuar kundër Fiorentinës. Këta të fundit kanë dalë nga gara për Championsin, pasi vetëm një mrekulli mund t’i rikthejë në lojë. Roma triumfoi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Dovbyk. Roma ngjitet në kuotën e 63 pikëve, po aq sa rivalët e tyre të kryeqytetit, Lacio e Elseid Hysajt dhe Juventusi.

LACIO- Edhe bardhekaltrit triumfuan ditën e djeshme me rezultatin minimal 1-0 kundër Empolit. Në këtë sfidë shënoi Dia pas, një asisti të Elseid Hysajt i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të. Praktikisht, kur kanë ngelur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit italian, gara për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm është më e ndezur se kurrë.

Related posts

Largohet pas 25 vitesh të mrekullueshme/ Ish-futbollisti i Juventusit thotë fjalët e fundit

Isa.Autor

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Mesfushori Shaqiri shumë pranë kalimit te ekipi i madh francez…

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Juventusi i ofron “Djajve të Kuq” 3 lojtarë për Pogba, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment