Futboll Sport

MBROJTËSI BIND JUVENTUS/ Bardhezinjtë blejnë kartonin e futbollistit

Juventus ka blerë kartonin e Pierre Kalulu. Lajmi për mbrojtësin është bërë publik nga klubi torinez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kalulu, i huazuar nga Milani, zhvilloi paraqitje mjaft të mira, duke bindur kështu bardhezinjtë.

Një ditëlindje e parë bardh e zi për t’u kujtuar për Pierre Kalulun, mbrojtësin francez që mbush 25 vjeç sot dhe i cili, pas sezonit në huazim, do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit në të ardhmen.

 

Lojtari i lindur në vitin 2000, i cili mbërriti nga Milani verën e kaluar, menjëherë krijoi një rol kryesor në mbrojtjen e bardhezinjve, duke bërë gjithsej 39 paraqitje këtë sezon dhe duke shënuar një gol në ndeshjen jashtë fushe në Bergamo kundër Atalantës.

 

Aktualisht i impenjuar me ekipin kombëtar francez, Kalulu do të kthehet në dispozicion të ekipit në funksion të angazhimeve që e presin Juventusin në javët e ardhshme – gati për t’u përballur me aventurën e Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të grupit”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.

 

Related posts

“KA ARDHUR MOMENTI QË…”/ Ish-futbollisti i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Delo.autor

GNABRY QËNDRON TE BAYERN/ Vjen zyrtarizimi i rinovimit, Arsenal tentoi Goretzkën në orët e fundit të merkatos

F.autor

LISTA/ Nga Victoria Beckham tek Georgina Rodriguez, ja “WAG”-sat që fitojnë më shumë para…

Delo.autor

Leave a Comment