Futboll Sport

ZYRTARE/ Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.

Me një kapacitet prej 51.755 vendesh, “Rajko Mitić” është stadiumi më i madh në Serbi dhe shtëpia e klubit Crvena Zvezda, ndryshe i njohur si ‘Ylli i Kuq i Beogradit’. Ndeshja krahasuar me vitin 2014, mes Serbisë dhe Shqipërisë u zhvillua në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kurse këtë rradhë është zgjedhur një stadium i nivelit të lartë, thuhet në njoftimin e federatës serbe. 

 

 

Në të njëjtin stadium do të luhet edhe ndeshja ndaj Anglisë më 9 shtator, ndërsa sfida përmbyllëse e grupit ndaj Letonisë, më 16 nëntor, do të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Related posts

KUALIFIKIMI NË KATAR/ “Çmim” për 10 gola ndaj San Marinos, Anglia feston fitoren me…pica (VIDEO)

Delo.autor

INTERI humbje në ndeshjen e parë/ NAINGOLAN e ka mendjen tek FEMRAT SEKSI (VIDEO)

Isa.Autor

NUK KA SURPRIZA/ Armand Duka zgjidhet sërish kreu i FSHF-së. Merr mandatin e 6-të me 37 vota

F.autor

Leave a Comment