Futboll Sport

ELHAN KASTRATI DEL LOJTAR I LIRË/ Portieri i Kombëtares largohet nga Cittadella pas pesë sezonesh

Cittadella dhe Elhan Kastrati kanë ndarë rrugët pas pesë vitesh. Portieri i Kombëtares nuk do jetë më pjesë e klubit ku ka luajtur për shumë sezone, kjo pasi Cittadella nga sezoni i ri e sheh veten në Serie C dhe 28-vjeçari po kërkon një aventurë të re.

Ndarja u konfirmua në kanalet e komunikimit. “Aventura e Elhan Kastratit te Cittadella ka marrë fund pas pesë sezonesh. Falë performancave të tij, portieri shqiptar është thirrur gjithashtu në ekipin kombëtar të ‘Shqiponjave’. Elhanin, një profesionist shembullor, e falenderojmë për gjithçka që ka bërë për ne dhe i urojmë fat të mbarë në karrierën e tij të ardhshme”, shkruan klubi italian.

I lindur në Krumë, Kastrati doli nga moshat e Teutës së Durrësit, para se të kalonte te Pescara në vitin 2014, për të luajtur edhe me ekipin e parë. Pas huazimit një vjeçar te Teuta, Kastrati në janarin e 2020 kaloi te Trapani dhe pas disa muajve u bashkua me Cittadellan, ku kaloi pesë sezonet e fundit.

Falë paraqitjeve të tij, “gardiani” ia ka dalë të jetë edhe tre herë mes shtyllave për ekipin kombëtar, duke qenë në listën e Sylvinhos.

Related posts

“DUHET TË PËRSHTATEMI ME SITUATËN E RE”/ Varane: S’kemi datë kthimi në stërvitje, jetojmë dita-ditës

Delo.autor

Hamsik bëhet “qytetar nderi”/ De Laurentiis dashurohet me trajnerin Ancelotti

Isa.Autor

E BUJSHME/ Lampard gati për hapin e madh në karrierë, emri i tij favorit kryesorë për të marrë drejtimin e…

Delo.autor

Leave a Comment