Futboll Sport

KUALIFIKIMI FANTASTIK/ Dinamo prek turin e tretë të Ligës së Konferencës pas 15 vitesh mungesë

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dueli u mbyll në barazimin 1-1 me Atletik Eskaldes në stadiumin “Elbasan Arena”, por dinamovitët u kualifikuan falë rezultatit 1-2 në Andorrë në ndeshjen e parë.

Zabërgja ishte ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat filluan të shkonin keq për blutë të cilët pësuan gol në të 49-ën dhe 52-ën mbetën me 10 lojtarë për shkak se Karamba mori karton të kuq.

Por fati u kthye në anën e skuadrës së Dajës pasi në të 77′ edhe skuadra nga Andorra ngeli me 10 lojtarë. Kështu u mbyll sfida

 

DINAMO 1-1 ATLETIK ESKALDES

17′ Zabërgja/ 49′ Berlanga

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida në barazim, por në turin tjetër kalon Dinamo

90’+2′ Largohet Nani, ka minuta për Meksin.

90’+1’ Piloto gjuan, Teqja arrin të ndalë topin. (VIDEO)

90′ Akordohen 90 minuta shtesë.

81′ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Ndizen shpresat për Dinamon, Andrade merr kartonin e dytë të verdhë dhe Eskaldes ngel me 10 lojtarë.

74’ Zabërgja i nxjerr një top të mrekullueshëm, Qardaku nuk arrin ta shfrytëzojë për të gjetur golin e avantazhit. (VIDEO)

70’ Ilir Daja bën dy lëvizje të tjera. Në lojë futen Qardaku dhe Maliqi, largohen Qefalija dhe Bregu.

61′ Shkakton faull kundër Zabërgjas, Andrade merr karton të verdhë.

59’ Teqja bën një pritje fantastike pas topit që ishte drejtuar në portë. (VIDEO)

56′ Vila del nga fusha, vendin e tij e zë Ledio Beqja.

52′ Karamba bën ndërhyrjen e dytë dhe merr sërish karton të verdhë. Ai del nga fusha me të kuq (VIDEO)

49’ Skuadra nga Andorra gjen golin duke barazuar shifrat. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, Daja iu beson të njëjtëve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Dinamos!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42’ Mandela merr një top të gjatë në zonë por nuk e shfrytëzon si duhet mundësinë e artë. (VIDEO)

38’ Karamba ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Molinës.

36’ Zabërgja rrëzohet në zonë pas një kontakti me Alvarez, blutë duan penallti. Arbitri akordon goditje këndit. (VIDEO)

34’ Teqja është i gatshëm për të pritur topin që po shkonte drejt rrjetës. (VIDEO)

30’ Nani gabon duke iu falur një top kundështarëve, futbollisti rrëzohet në fushë. Dinamo shpëton për mrekulli. (VIDEO)

26’ Minuta të qeta, lojtarët e Dinamos qarkullojnë topin me lehtësi.

17’ GOOOL DINAMO 1-0/ Zabërgja merr një top të mirë në zonë, shmang dy mbrojtës dhe në fund mposht portierin Marinoviç. Shpërthen festa në stadium! (VIDEO)

14’ Qefalija nis një top fantastik në zonën e kundërshtarëve, por largohet nga një mbrojtës. (VIDEO)

8’ Zabërgja godet me kokë, portieri tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta kapë topin.

6’ Zabërgja gjuan drejt portës, por bllokokohet nga mbrojtësi i Eskaldes. (VIDEO)

4’ Mandela tenton të gjuajë drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

2’ Zabërgja nis një top në zonë, por largohet menjëherë nga mbrojtja kundështare. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

cdsfsd

Related posts

NUK HUMBËN/ BARÇA “bie” pas 72 ndeshjesh, zbuloni statistikën NEGATIVE në takimin kundër Tottenhemit

Isa.Autor

SHKËLQEN BEKIM BALAJ NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës me Sturm Gracin (FOTO)

Delo.autor

RENDITJA/ Mbappe “kërcënon” “Pleshtin”, ja gara e ethshme për “Këpucën e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment