Futboll Sport

MBROJTËSI I LUMTUR TE BARCELONA/ Pritet rinovimi i kontratës

Jules Koundé është i lumtur te Barcelona. Klubi katalanas është i kënaqur me paraqitjet e lojtarit dhe po mendon rinovimin e kontratës me të.

Duke iu bashkuar Blaugranëve në vitin 2022 nga Sevilla, mbrojtësi francez e tregoi veten, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flick që nga sezoni i kaluar, duke e bërë atë një titullar të rregullt në krahun e djathtë.

Dëmtimet në gju dhe kofshë kanë ndikuar në performancën e tij, me Gerard Martin që e zëvendësoi përkohësisht, por 26-vjeçari nga Parisi është një lojtar kyç i Barcelonës.

I lidhur me Barçën deri në vitin 2027, 26-vjeçari vlerësohet shumë nga klubi, i cili e konsideron atë si mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë.
Sipas RMC Sport, negociatat në lidhje me një zgjatje të kontratës kanë filluar prej javësh. Palët shpresojnë për një akord, me këtë të fundit që mund të gjendet shumë shpejt.

Related posts

ZBULOHET SKANDALI NË BUNDESLIGA/ Ndryshon emrin dhe ditëlindjen sulmuesi…

Delo.autor

TALENTI HAALAND KUSHTON SHTRENJTË/ Manchester United kërkon përforcime, nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit…

Delo.autor

DUELI PËR TITULLIN/ Mallkimi i Man City në “Anfield”: Guardiola nuk i trembet Liverpoolit

Isa.Autor

Leave a Comment