Futboll Sport

OFERTA E ÇMENDUR ARABE PËR VINICIUS/ Një miliard në pesë vjet dhe 350 milionë euro për Real Madridin

Arabia Saudite nuk po heq dorë nga Vinicius Zhunior. Pavarësisht lidhjeve të forta të brazilianit me Real Madridin dhe dëshirës së tij për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2027, sipas talkSPORT , zyrtarët e Ligës Profesionale Saudite po përgatisin një ofertë marramendëse në përpjekje për të bindur klubin dhe lojtarin.Vinicius-protestSauditët thuhet se po shqyrtojnë një strategji edhe më agresive se ajo e para, t’i ofrojnë Real Madridit 350 milionë euro për 25-vjeçarin, me një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 miliard euro.

Qëllimi do të ishte që Vinicius të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e Nejmar te PSG (222 milionë euro në vitin 2017) dhe ofertën prej 300 milionë eurosh për Mbape që PSG e refuzoi në vitin 2023.

Pavarësisht një sezoni të komplikuar nga mbërritja e Mbapes, Vinicius e përfundoi sezonin 2024-25 me shifra mbresëlënëse: 22 gola dhe 19 asiste në 59 ndeshje. Megjithatë, sezoni i Real Madridit ishte zhgënjyes, pa sukses në La Liga ose në Ligën e Kampioneve. Me rolin e tij si “ylli i parë” në dyshim dhe negociatat për rinovimin e kontratës të bllokuara, Arabia Saudite dëshiron të përfitojë nga kjo.

Related posts

DE GEA NUK ËSHTË MË I PAPREKSHËM/ Manchester United mendon ta zëvendësojë me portierin e…

Delo.autor

Juventus vihet në kërkim të anësorëve, ‘piketohet’ Darmian i United

Q.Autor

Letra prekëse e Buffon për tifozët e Juventus/ “Ka shumë emocione”…

Sadik.Autor

Leave a Comment