Futboll Sport

TIRANA NUK NDALET NË MERKATO/ Bardheblutë prezantojnë mbrojtësin grek

Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos, i cili ditën e sotme u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri.

Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek.

NJOFTIMI I TIRANËS

Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu!

KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.

Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet!

Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ Sërish në telashe për Kampionin e Botës me Francën, vjen akuza e shtatë për përdhunim

Delo.autor

Aksident i tmerrshëm për Alban Hoxhën dhe shokun e tij te Partizani

Isa.Autor

Ky është “plani B” i Real Madridit në verë, nëse nuk vjen Neymari

Q.Autor

Leave a Comment