Futboll Sport

NË ARABI “JOSHIN” RAMADANIN/ Mund të largohet nga Lecce

Pas dy sezonesh te Lecce, Ylber Ramadani po merr në konsideratë largimin. Në fakti, sipas asaj që shkruajnë mediat, ofertat nga Arabia Saudite kanë futur në mendime mesfushorin shqiptar.

Ramadani dëshiron të ndryshojë mjedis dhe në Arabi janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të tij.

Natyrisht, për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze, por ajo që mund të thuhet me siguri është se zërat që Ramadani të “divorcohet” me Leccen, janë shtuar së fundmi.

Sa i takon pretendimeve, Lecce kërkon hiç më pak se 10 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin shqiptar, shifër kjo lehtësisht e arritshme nga klubet arabe.

Pavarësisht se futbollisti ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2026, diçka e tillë nuk përbën aspak problem, pasi vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Ylber Ramadanit.

Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur fakti se për 29-vjeçarin ka interes edhe nga klube europiane.

Related posts

TRONDITET Uruguai/ Amerikano-latinët mund të humbasin liderin e skuadrës

Isa.Autor

Lilaj nuk fal nga 11 metra larg, kalon në avantazh Skënderbeun

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Arrihet akordi, Formula 1 ka një rival të ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment