Futboll Sport

MIQËSORJA SHQIPËRI-JORDANI/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Related posts

PAS CEREMONISË SË TOPIT TË ARTË/ ​Ja si votuan votuan në Kosovë dhe Shqipëri (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Tabarez “gjenerali” me paterica, që i ka ndryshuar fytyrën Uruguait!

Sadik.Autor

“PLESHTI” I VEDNOSUR TË FITOJË KUPËN E AMERIKËS/ Mario Kempes mbron: I vetëm nuk i jep dot trofe Argjentinës…

Delo.autor

Leave a Comment