Futboll Sport

VIDEOLAJM/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një video virale me Naser Al Khelaifin.

Presidenti i PSG-së ka shfrytëzuar këto ditë në vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë. Kështu sot është shpërndarë video e tij, ndërsa ndodhet në një dyqan fruta-perimesh.

Al Khelaifi prej vitesh investon në futbollin europian. Më konkretisht te PSG ku vetëm në edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampioneve.

Sot pati edhe një mbledhje të Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA, pikërisht në Shqipëri. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i dhuroi fanellën e kuqebluve Al Khelaifit.

Pamjet e shpërndara me presidentin Al Khelaifi: (VIDEO)

Related posts

U AKUZUA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Conor McGregor lirohet nga burgu në Korsikë, ja ç’thotë prokurori

Delo.autor

U TURPËRUAN/ Cungu: Bëmë gabime të pafalshme, tre gola i pësuam vetëm prej…

Isa.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Publikohen çmimet e biletave për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment