Futboll Sport

HYSAJT I BUZËQESH FATI/ Titullar te Lacio e Sarrit

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A italiane, pavarësisht se trajner i Lacios është Maurisio Sarri, trajneri që i ka besuar gjithmonë mbrojtësit shkodran.

Këtë sezon, në 5 javët e para të kampionatit Hysaj ka luajtur vetëm në 2 ndeshje, nga të cilat 5 minuta në të parën e 60 në të dytën. Por, gjërat duket se do të ndryshojnë për mbrojtësin kuqezi  duke qenë se në sfidën e fundit të kampionatit, është dëmtuar mbrojtësi Marusiç.

Në këtë mënyrë, Hysaj do të ketë mundësinë e tij që të nisë titullar në ndeshjen kundër Torinos, aty ku përballë do të ketë Asllanin dhe Ismajlin, nëse ky i fundit arrin të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së shtunës.

Related posts

CR7 “ÇMEND” TIFOZËT E MANCHESTER UNITED/ Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë më parë (VIDEO)

Delo.autor

NUK PO GJEN HAPSIRË TEK MILANI/ “Bomberi” Polak e errëson, Cutrone merr ofertën e parë

Delo.autor

“Më mirë 1 titull çdo 10 vjet me Romën, sesa të fitoj çdo vit me Juven!”

Q.Autor

Leave a Comment