Futboll Sport

MILAN/ Allegri jep dakordësinë për rinovimin e mbrojtësit

Te Milani janë të kënaqur me paraqitjet e Fikayo Tomori. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i kuqezinjve, Allegri ka dhënë miratimin e tij për rinovimin e kontratës së mbrojtësit.

Allegri e shikon Tomorin si shumë të rëndësishëm për skemat e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve që të zgjasin bashkëpunimin me 27-vjeçarin.Së fundmi ka patur edhe diskutim joformale midis palëve, për të kuptuar më shumë për prioritetet e lojtarit. Sakaq, Tare-n duket i gatshëm që t’i zgjasë anglezit kontratën me një ose dy vjet.

Negociatat janë ende në hapat e tyre fillestarë, por një lëvizje e mundshme në javët e ardhshme nuk duhet përjashtuar.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Delo.autor

TRIUMFON ME GOLEADË/ Real Madrid “shpartallon” Fenerbahce në “Audi Cup”

Delo.autor

SKANDALI NË ANGLI/ Aktorja e njohur rrëfen kurthin: S’kam bërë KURRË SEKS me Bennett (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment