Futboll Sport

RENDITJA E FIFA-s/ Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësore, Shqipëria ngjitet me 5 vende, Kosova vendos rekord

FIFA ka publikuar sot renditjen e përditësuar për muajin tetor, dhe rezultatet pozitive të kombëtareve shqiptare nuk kanë kaluar pa u reflektuar në tabelën globale

Shqipëria ka bërë një ngjitje prej pesë pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 66-të në të 61-in.

Ky progres erdhi pas një tetori shumë të suksesshëm për kuqezinjtë, që mposhtën Serbinë me rezultat 0-1 në Leskovc, në një sfidë të shumëpritur, dhe më pas fituan në një miqësore spektakolare 4-2 ndaj Jordanisë në Tiranë.

Ndërkohë, edhe Kosova ka shkëlqyer duke arritur rekordin më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Dardanët janë ngjitur me 7 pozita, duke kaluar nga vendi i 91-të në të 84-in. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda barazoi 0-0 me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas shkroi historinë duke mposhtur Suedinë në transfertë 0-1.

Related posts

VAZHDOJNË PËRGATITIJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Ja vendimi i rëndësishëm që i lihet në dorë futbollistëve në Angli

Delo.autor

“MAGJIA” NGA DE ROSSI/ Goli i i tij “eliminon” Boca Juniors (VIDEO)

Delo.autor

“NUK KA SHANS TË LARGOHEM”/ Në Itali të bindur, Inter nuk e lëshon Asllanin

F.autor

Leave a Comment