Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”.
Janë zgjidhur dilemat e sulmit për këtë takim. Hoxha, Manaj dhe Broja do udhëheqin repartin ofensiv.
LIVE ANDORRA-SHQIPËRI 0-0
NGJARJET KRYESORE
90′ Tre minuta shtesë.
85′ Minuta ankthi për tifozët, presin fundin e ndeshjes.
77′ Tuci merr vendin e Rey Manajt të dëmtuar.
73′ Manaj devijon goditjen e Bajramit, sfera kalon shumë pranë portës.
68’ GOOOL SHQIPQËRIA! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta i cili gjen Asllanin dhe ky i fundit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
63’ Asllani nga e majta merr fundoren e harkon në zonë, portieri mbërthen topin. (VIDEO)
60’ Bajrami dhe Uzuni marrin vendin e Brojës dhe Laçit në fushën e lojës.
52’ Predhë e Asllanit nga jashtë zonës, portieri grushton dhe pastaj mbrojtja vendase largon rrezikun. (VIDEO)
47’ Një harkim nga e djathta gjen Asllanin i cili me thembër pason te Hoxha. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuan me kokë por sfera ndalet në traversë e më pas Manaj gjuan jashtë. (VIDEO)
45’ Jepen 1 minutë shtesë.
40’ Laçi mundohet të vertikalizojë një top në qendër por e çon në duart e portierit.
39’ De Las Heras ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
33’ Vendasit dalin rrezikshëm në kundërsulm pas një topi të humbur në mesfushë, por Rosas peshkohet në pozicion jashtë loje.
28’ Rodrigo lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca. Sfera për fat kalon pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha. (VIDEO)
24’ Përsëri një pasim në qendër për Manajn nuk shfrytëzohet nga sulmuesi dhe portieri kontrollon.
23’ Hoxha nis një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijon në zonë dhe sfera shkon jashtë. (VIDEO)
22’ Hoxha kombinon me Manajn i cili nuk vazhdon aksionin por gjuan, duke parë tentativën e tij të ndalet nga mbrojtësit.
11’ Qarkullim më i gjatë i topit nga Shqipëria, që mundohet të arrijë me shumë stacione pranë zonës kundërshtare.
8’ Top në thellësi i Ajetit për Manajn, sulmuesi nuk arrin sferën që shkon në fundore.5’Një tjetër aksion nga e majta dhe një dalje e gabuar e portierit nuk konkretizohet me një rrezik drejt portës vendase pasi topi del në anësore.
3’ Harkim i Hoxhës nga e majta, askush nuk është në zonë për të devijuar topin.
1’ Nis dueli në Andorra.
FORMACIONET ZYRTARE
ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.
Trajner: Koldo Alvarez
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
