Futboll Sport

SHQIPËRI-ANGLI/ Silvinjo me surpriza. Publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare, zhvillon sot, 16 nëntor, ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë vijnë të qetë, pasi kanë siguruar kualifikimin historik për në “play off” dhe do të luajnë pa presion.

Pesë lojtarët rrezikojnë nga kartonët dhe për këtë arsye, Silvinjo ka dërguar në tribunë Mario Mitajn dhe Juljan Shehun.

Anglia vjen me shifra të frikshme, ku në shtatë ndeshjet e grupit ka marrë shtatë fitore dhe ende nuk ka pësuar gol.

Në krahun tjetër, edhe Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë, me pesë fitore radhazi, mes ndeshjeve zyrtare dhe atyre miqësore.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.

Anglia: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O’Reilly, Wharton, Bellingham, Rice, Bowen, Eze, Kane.

Related posts

“BOMBË” NGA SPANJA/ Zidane do të largohet nga Reali, e ardhmja e tij është…

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për mesfushorin e Nicës

Sadik.Autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Sozia e Klopp shtang tifozët në mes të Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment