Futboll Sport

NDIKIMI NË LISTË/ Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Sulmuesi legjendar i Kamerunit, Samuel Eto, bëri një veprim krejtësisht të pabesueshëm përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të luajë edhe kombëtarja e Kamerunit.

Sipas mediumit britanik The Sun, Eto’o u akuzua në Kamerun se, si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, ai ndikoi te trajneri David Pagou për të hequr Vincent Aboubakar nga lista. Bëhet fjalë për futbollistin legjendar të Portos e Beshiktashit, si dhe ikonën e Kamerunit, i cili sot luan për Neftçi Baku në Azerbajxhan.

Pse e bëri Eto këtë? Arsyeja është e thjeshtë. Konkretisht, Aboubakar kërcënon të thyejë rekordin që Eto e mban, si futbollisti më i madh kamerunas i të gjitha kohërave. Aboubakar aktualisht ka 45 gola në 117 ndeshje për ekipin kombëtar dhe Eto kishte frikë se mund ta kalonte rekordin e tij prej 56 golash në 118 ndeshje, gjë që ndikoi në vendimin e trajnerit për të mos e thirrur sulmuesin e fuqishëm, në Kupën e Afrikës, që nis më 21 dhjetor.

Ad

Related posts

“BOMBA” E MERKATOS/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi

F.autor

“TËRBOHEN TIFOZËT”/ Maldini sqaron: Derbi na zhgënjeu, objektivi i MILANIT është…

Isa.Autor

EFEKTI XAVI/ Pas largimit nga Koeman, dështimi ëndërron kthimin si protagonist tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment