Futboll Sport

PO KALON NJË FORMË TË MIRË/ Muçi merr çmimin në Turqi

Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi po shënon rregullisht dhe për momentin është në kuotën e 6 golave.
Para ndeshjes ndaj Besiktas, në të cilën ai realizoi një gol, Muçi mori një çmim të rëndësishëm.

Goli i Muçit ndaj Konyaspor u zgjodh si më i miri i muajit nëntor. Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit shihet Sekretari i Përgjithshëm, Sami Karaman që i jep çmimin 24-vjeçarit.

Lojtari i kombëtares është i huazuar te Trabzonspor dhe këta të fundit po marrin në konsideratë blerjen e kartonit nga Besiktas.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Anfield”, Milan realizon 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

KA OPTIMIZËM/ CAS merr nesër vendimin për Milanin, kuqezinjtë ëndërrojnë Europën

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENËN E BUJSHME/ Marcelo: Ju tregoj pse Ronaldo vendosi të largohej nga Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment