Futboll Sport

REALI NË KRIZË? Për të marrë vendin e Çabi Alonsos kthehet në skenë Ançeloti… tjetër

Real Madrid duket se është në kërkim të një trajneri të ri pasi duket qartësisht se Çabi Alonso e ka të vështirë të drejtojë “los blancos”. Ata kanë në gjendje gatishmërie emra si Arbeloa, Raul e Solari, të gjithë persona që njohin mirë klubin. Por në ditët e fundit në skenë ka dalë edhe Ançeloti.

Jo Karlo, i cili duket i lumtur dhe vazhdon eksperiencën e tij në pankinën e Brazilit, por Davide, i biri i cili do të mbyllë në janar aventurën te Botafogo, të cilit i ishte bashkuar në verë. Ai ka arritur rezultate mëse të mira në këtë eksperiencë të parë si trajner kryesor në një skuadër, por ka vendosur që të mbyllë kontratën me klubin brazilian, ndonëse kishte edhe një vit tjetër në marrëveshje.

Për të kanë shfaqur interes menjëherë klube të ndryshme në Brazil, por edhe në Itali apo vende të terja në Europë. Ndërkohë, atë po e monitoron me kujdes edhe Reali, pasi sheh te ai një person i cili njeh me detaje klubin falë punës përkrah të atit në pankinën e “los blancos”.

Related posts

FLET BRITANIKU COULTHARD/ “Ferrari nuk e ka mbështetur Vettel ashtu sikurse Mercedes bëri me Hamilton”

Isa.Autor

“I LUMTUR ME ATË QË TREGOI SKUADRA”/ Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ NAPOLI zgjedh një meksikan për portën

Isa.Autor

Leave a Comment