Futboll Sport

PO PËRSHTATET TE BURNLEY/ Broja: Më ka ndihmuar besimi i trajnerit, jam i lumtur

Pas një fillimi të vështirë, Broja po fillon të përshtatet te Burnley, teksa tashmë ka gjetur edhe golin. Sulmuesi i kombëtares ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë për faqen e klubit.

“Premier League është një kampionat jashtëzakonisht i vështirë dhe shumë fizik. Duhet kohë për të mbajtur ritmin dhe për të qenë konstant në çdo ndeshje.

“Besimi i trajnerit më ka ndihmuar shumë. Ndihem shumë më mirë tani dhe jam gati për sfidën e radhës ndaj Brighton.

“Jam i lumtur kur shënoj, por dua të jem aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Tani ndihem më i rritur si lojtar dhe më i kompletuar se më parë,” – tha Broja.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Ish-futbollisti Parolo: Milani i Piolit favorit, Interi ka shansin e fundit

Delo.autor

VIDEO/ ‘Befasohet’ Roma, Benevento kalon në avantazh në ‘Olimpico’

Q.Autor

U CILËSUA SI BLERJE E GODITUR E DREJTUESVE/ Mesfushori i Interit pranë transferimit te skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment