Futboll Sport

KANE NUK NJEH LIMITE/ Por Barça bezdis Bayern, reagon kapiteni i “Tre Luanëve”

Harry Kane nuk di të ndalet, me kapitenin e “Tre Luanëve” që dhuroi një tjetër paraqitje fantastike, ku ndaj Frankfurt realizoi një “dopietë” golash në suksesin 3-2. Me këtë dygolësh, Harry Kanë ngjitet në kuotën e 28 golave dhe 5 asiste në 23 ndeshje, shifra me të vërtetë fantastike.

Pavarësisht moshës, emri i Harry Kane mbetet konstant në tregun e transferimeve, madje në Barcelonë po përdoret edhe për fushatën për president ku një prej kandidatëve, Xavier Vilajoana u shpreh gjatë një interviste se ka kontaktuar me përfaqësues të Harry Kane për të bërë të mundur transferimin e tij në fund të sezoni. Për t’i dhënë fund këtyre zërave ka menduar vetë Harry Kane:

“Nuk ja kam idenë fare. Me këto gjëra merren babai dhe vëllai im, nuk më kanë referuar asnjë në lidhje me këtë. Unë jam shumë i lumtur këtë te Bayern. Jam totalisht i përqendruar te ky sezon dhe te rrugëtimi im me Bayern. Pastaj lë të flasin, nuk shqetësohem për këtë, e marr si kompliment”, u shpreh Harry Kane duke larguar në këtë mënyrë opsionin për një transferim në radhët e Barcelonës në fund të këtij sezoni.

Related posts

SHËNON NJË GOL NGA MESI I FUSHËS/ Talenti i Milanit iu jep leksion me këtë “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

Ander Herrera pështyn stemën e Manchester City!

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme në “Wembley”, shikoni si shtylla i mohon EURO GOLIN yllit Immobile (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment