Futboll Sport

U LARGUA ME BUJË NGA INTER/ Tani Inzaghi rrezikon shkarkimin nga Al Hilal

U largua me shumë bujë nga Inter, fill pasi dështoi në finalen e dytë radhazi në Champions, duke zgjedhur milionat e Arabisë Saudite, por tani Simone Inzaghi rrezikon të shkarkohet edhe nga Al Hilal. Pas vetëm 8 muajsh, Inzaghi e sheh veten në dyshim të fortë, të paktën këto janë lajmet që vijnë nga mediat në Arabi.

Ekipi i tij Al Hilal po kalon një periudhë shumë të vështirë ku në muajin e fundit në 8 ndeshje ka marrë vetëm 2 fitore dhe 6 barazime. Nuk ka pasur asnjë ndikim as merkato e janarit, ku drejtuesit e klubit i bënë një dhuratë të çmuar, i vendosën në dispozicion Karim Benzema. Kjo ecuri negative pati një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në tabelën e klasifikimit.

Në vetëm 1 muaj, nga në krye të tabelës, Al Hilal ka humbur shumë terren. Tani e shohin veten në vendin e tretë katër pikë larg kreut dhe minus tre në raport me Al Nassr. Gjithnjë sipas mediave në Arabi, drejtuesit e klubit të Al Hilal kanë parashikuar një takim kokë më kokë me Simone Inzaghi-n për të vendosur në lidhje me të ardhmen e teknikut italian.

Related posts

E FUNDIT/ Roma zyrtarizon trajnerin e ri, ja detajet e kontratës

Delo.autor

DREJTORI TEKNIK i LA Galaxy, Kirovski: Duam ta mbajmë Ibrahimovicin

Isa.Autor

TARE I RRËMBEU KAPITENIN MILANIT/ Romanjolin e presin te Lacio si… Bekenbaueri (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment