Futboll Sport

MESSI BË GJITHÇKA/ Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Argjentina ka mposhtur 2-0 Austrinë, në sfidën e luajtur në Arlington në Texas, e vlefshme për grupin J, ndeshjet e dyta. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë.

Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Leo Messi shleu shpejt gabimin dhe gjeti rrjetën me një goditje me të majtën, pas asistit të Facunda Medina.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Argjentinën. Në minutën e 55-të, Marcelo Sabitzer ekzekuton një goditje dënimi shumë të rrezikshme, por Emiliano Martinez reagon në kohë.

Në minutën e 73-të, goditja e Messi-t shkon pak larg shtyllës së djathtë. Në minutat shtesë, Austria i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Patrick Wimmer shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e fundit shtesë, Leo Messi dyfishon shifrat dhe vulos fitoren e Argjentinës.

Me dy golat e shënuar sot, Leo Messi shkon në kuotën e 18 golave në historinë e Kupës së Botës, si askush tjetër.

Argjentina kryeson grupin me 6 pikë, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Algjerisë dhe Jordanisë, do të luhet nesër në mëngjes.

Related posts

NUK NDALET REAL MADRIDI/ “Los Blancos” numëron plot 236 tituj

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, mbyllet pjesa e parë. Pa gola në kryeqytet

Delo.autor

“NUK TINGËLLON ASPAK KEQ!” Iniesta, i hapur ndaj idesë që legjendat të qeverisin Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment