Futboll Sport

ZYRTARE/ U bë çështje në Shqipëri, Teuta merr një bomber për sulmin

Mesoma Umejiego është zyrtarisht një lojtar i Teutës. “Djemtë e detit” prezantuan sulmuesin nga Nigeria, që bëhet afrimi i dytë zyrtar pas Abdurraman Fangajt.

Umejiego u kthye në çështje tek Apolonia. Pikërisht aty ku spikati me golat e tij në Kategorinë e Parë.

Bomberi i sulmit nuk pranoi rinovimin, për këtë edhe përfundoi në tribunë gjatë sezonit të fundit. Dhe pse luajti vetëm 13 ndeshje, shënoi 11 gola në total.

Njoftimi i Teutës: Mirë se erdhe në Durrës, Mmesoma!

KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego, i cili bashkohet me skuadrën durrsake nga KF Apolonia.

Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku realizoi 10 gola në 13 ndeshje me fanellën e Apolonisë, duke konfirmuar cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Klubi i uron Mmesoma Umejiegos mirëseardhje në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën e Teutës”.

Related posts

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Delo.autor

“NE FITOJMË NË FUSHË”/ Zidane: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin!

Delo.autor

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ NBA mbyll dhomat e zhveshjes, lojtarët me uniformat e veshura që në hotel

Delo.autor

Leave a Comment