Futboll Sport

FIFA THYEN RREGULLOREN NË FINALEN E BOTËRORIT/ Ndryshim i pabesueshëm për sfidën më të rëndësishme

FIFA po mendon të ndryshojë një nga rregullat e futbollit, vetëm për finalen e Botërorit. Do të jetë e paprecedent, por pushimi mes pjesëve pritet të zgjasë deri në 30 minuta. Kështu nuk do të jenë 15 minutat e zakonshme, që vendosen në dispozicion të skuadrave pas pjesës së parë.

FIFA do të thyejë kështu një nga rregullat bazë të futbollit. Shkak për këtë është bërë spektakli, që pritet të marrë jetë pas pjesës së parë.

Bëhet fjalë për Madonën, Shakirën dhe BTS që do të marrin skenën. Kështu do të jetë një pushim në stilin e “Super Bowl”.

Ky Botëror do të mbahet mend për risitë e shumta. Dhe vëmendjen kryesore në shumë momente e mori FIFA dhe jo përfaqësueset.

Related posts

​Arsenali në barazpeshë, shënon gol Henrikh Mkhitaryan (VIDEO)

Isa.Autor

Dy ndeshjet e tetorit/ Ja programi mediatik dhe stërvitor i kombëtares

Isa.Autor

KUR TË URON EDHE “ARMIKU”/ Quagliarella: Më kapin të dridhurat me emrin e lojtarit…

Delo.autor

Leave a Comment