Futboll Sport

E PAPRITUR PËR NEDIM BAJRAMIN/ Futbollistit të Kombëtares nuk i ndahen problemet

Nedim Bajrami nuk është federuar me Al-Taawoun në “AFC Champions League Two”. Në Arabi tregojnë se Qëndrueshmëria Financiare ka refuzuar kërkesën për të regjistruar Bajramin.

Kjo për shkak të kushteve të rrepta që duhet të kalojnë disa klube si Al-Taawoun. Bajrami humbet kështu mundësinë për të luajtur në kompeticionin aziatik.

Kujtojmë se huazimi erdhi pikërisht këtë verë te klubi i Arabisë Saudite. Rezulton se për të janë paguar 200 mijë euro.

Bajrami po vuante mungesën e hapësirave te Rejnxhërs. Ndërkohë në ndeshjen e fundit me Al Nasr nuk u përfshi me skuadrën.

Related posts

KRIJON SKEMËN E RE PARA NDESHJES ME ISLANDËN/ Trajneri Edy Reja: Ja si transformohet Shqipëria

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Kallaku dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NEYMARI I RI/ MILANI sfidon REALIN për talentin më të madh BRAZILIAN

Isa.Autor

Leave a Comment