Futboll Seria A Sport

Sulmuesi i Milanit arrin akordin me Atletikon e Madridit, kuqezinjtë duan ish-lojtarin e Juventusit

Kaliniç ka akord me Atletikon e Madridit. Kështu, tratativa që do të dërgojë në Spanjë sulmuesin kroat të Milanit, duket së është zhbllokuar. Kaliniç ka gjetur akordin me klubin e Simeones dhe tashmë është gati për të lënë kuqezinjtë dhe të transferohet në Madrid, duke qenë se mes dy klubeve marrëveshja është arritur.

Menjëherë sapo të zyrtarizohet ky operacion, kuqezinjtë do mbyllin akordin me Valencian për sulmuesin Simone Zaza. Kështu, kroati Nikola Kaliniç, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në “La Liga”, pasi ka rënë dakord si për shumën që do të përfitojë, ashtu edhe për kohëzgjatjen e kontratës. Ish-sulmuesi i Fiorentinës do të përfitojë tre milionë euro dhe do të firmosë deri në vitin 2021 me skuadrën madrilene.

Kështu, kuqezinjtë sapo të zyrtarizojnë këtë largim, pritet të firmosin me sulmuesin Simone Zaza, i cili do të vijë në Milano në huazim me detyrim blerje.

Related posts

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Dopieta e Firminos dhe Manes ndjek rivalin në krye të renditjes

Delo.autor

Zbuloni golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane për sezonin 2017/18 (FOTO)

Sadik.Autor

“DY HERË ISHA PRANË INTER, TANI NDODHI”/ Mbrojtësi Kolarov: Conte më bindi, por pres gol ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment