Futboll Sport

E BUJSHME/ Mbrojtësi i Kombëtares, akord me klubin e Superligës greke

Pas mesfushorit Ergys Kaçe që u zyrtarizua te Panathinaikos edhe për një tjetër sezon, si dhe Andi Lilës që prej vitesh është stacionuar në Janinë, një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare pritet të luajë në Superligën greke gjatë sezonit 2018-2019.

Mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, i cili mbylli sezonin me Virtus Entelën në Serinë B italiane, ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur grek, Panionios. Pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet akordi mes palëve, por gazeta mëson se gjithçka është mbyllur dhe tashmë firma në kontratë shihet si një formalitet.

Te Panionios Aliji do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares U-21, Fiorin Durmishaj, si dhe mesfushorin kosovar, Mërgim Brahimi.

 

Related posts

Penalltia e humbur e Modriç/ DJALI i kapitenit të Flamurtarit shpërthen në LOT (VIDEO)

Isa.Autor

Pakult sheh nga finalja: Ne të favorizuar, por duhet një Kukës super

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ “Gjelat” të papërmbajtshëm, Mbappe ndëshkon Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment