Futboll Sport

Gjermanët “qajnë” eleminimin/ Oliver Kahn: Grumbullimi i Nojerit ndikoi…

Oliver Khan, ish-portieri i Kombëtares gjermane, ka akuzuar trajnerin Joakim Lëv për mosrespektim të kritereve për grumbullimin e lojtarëve. Ai mendon që vendimi për të grumbulluar portierin e Bajernit, Manuel Nojer, pasi kishte ardhur nga një dëmtim i gjatë, kishte ndikuar negativisht në frymën e skuadrës.

“Grumbullimi i Nojerit nuk duhet të ndodhte, këtë e kam shprehur edhe para se të fillonte Kampionati Botëror. Nuk e di se pse trajneri vendosi të përdorë kritere të tjera për të. Ai nuk luante prej shumë kohësh dhe në portë mund të luante Ter Shtegen”, u shpreh Kahn.

“Këto gjëra nuk i bëjnë mirë skuadrës. Mund të krijohen pakënaqësi tek ata dhe kjo ndikon jo mirë në frymën e grupit në skuadër”. Kujtojmë që gjermanët u eliminuan në fazën e grupeve, duke u renditur të fundit në grupin F. Ata fituan vetëm një takim dhe humbën dy të tjerat, ndaj Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Related posts

Flamurtari me sytë nga Kukësi, fitorja mund të rikthejë optimizmin

Sadik.Autor

57 PRONA TË BLLOKUARA/ Borxhet “marrin në qafë” Ronaldinhon, ja shuma që duhet të paguajë

Delo.autor

PAS TËRHEQJES SË AGUERO-S NGA FUTBOLLI/ Barcelona mendon për yllin e Premier, ka vetëm një dyshim

Delo.autor

Leave a Comment