Futboll La Liga

FOTO/ Messit i duhet 1 gol ndaj Vilarealit për rekordin e Gerd Mullerit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është vetëm një gol larg arritjes së edhe një tjetër rekordi të madh në karrierë.

Argjentinasit i duhet një gol në ndeshjen që po luhet kundër Villarrealit për të barazuar rekordin e Gerd Mullerit për më shumë gola të realizuar për një klub të vetëm në Top 5 Ligat Europiane.

Messi i ka shënuar 524 gola në 605 ndeshje zyrtare për Barcelonën. Muller e mban rekordin me 525 gola në 572 ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes Villareal-Barcelona është mbyllur pa gola.

Related posts

“SKËNDERBEU I RI, MË SHUMË FRYMË”/ Sulmuesi Mensah: Gati ta nisim me pikë ndaj Teutës

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Carles Puyol: “Pleshti” e merr përherë ekipin në shpinë, por nuk…

Delo.autor

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment