Futboll Sport

Marrëveshja spektakolare, Real kërkon të shkëmbejë Bale me Lukakun

Real Madrid kërkon të sulmojë në merkaton e verës. Dhe ylli i Botërorit Romelu Lukaku është në krye të listës së dëshirave. Por për të marrë belgun duhet të heqë dorë nga një yll i ekipit.

Sipas gazetës së famshme për lajme të bujshme, Don Balon, koha e Gareth Bale ka mbaruar pas pesë viteve te Los Blancos. Ai raportohet se do të rikthehet në Premier League.

Ndërkohë, trajneri i Manchester United Jose Mourinho është gati të bëjë sakrifica për të marrë lojtarin e dëshiruar prej shumë kohësh, Bale.

Por për të marrë shërbimet e uellsianit, do t’i duhet të heqë dorë nga Romelu Lukaku, i cili ka shkëlqyer në Kupën e Botës me Belgjikën.

Në Madrid Lukaku do të shtonte konkurrencën për një vend në qendrën e sulmit.

Related posts

E KËRKUAN TË GJITHË/ Draxler: Spekulime, nuk kam pasur asnjë kontakt me…

Isa.Autor

“ÇDO FITORE NA JEP SIGURI”/ Etrit Berisha në prag sfide ndaj Kazakistanit: Besoj se këto dy ndeshje do ti fitojmë

Delo.autor

(VIDEO) Mbyllet pjesa e parë, Atalanta e Berishës me 10 lojtarë ndaj Romës. REZULTATI

Q.Autor

Leave a Comment