Futboll Sport

Granit Xhaka dhuron në Kosovë fanellën e ‘shenjtë’ me të cilën i shënoi gol Serbisë (FOTO)

Futbollistët me prejardhje nga Kosova që luajnë për Zvicrën, vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me vendin e prejardhjes së tyre.

Njëri prej tyre është Granit Xhaka, që pushimin më të vogël që ka te skuadra e tij e shfrytëzon për të kaluar në Kosovë me familjarët e tij. Pas eliminimit nga Kupa e Botës me Zvicrën ku u mundën 1-0 nga Suedia, Granit Xhaka ka vendosur të vijë në Kosovë për qëndrim disa ditor.

Ylli i Arsenalit pushimin po e kalon në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ky pushim duket të jetë më i veçantë për të, pasi në Kosovë ka sjellë edhe fanellën e famshme të 22 qershorit, ku i shënoi gol Serbisë.

Fanellën me të cilën i shënoi gol Serbisë dhe festoi pastaj me shqiponjë, ai ia ka dhuruar kushëririt të tij, Agon Xhaka, që luan në radhët e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Agon Xhaka, në rrjetet sociale.“22 qershori”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Related posts

MISTERI PËR TË ARDHMEN E HAZARD/ Chelsea rrezikon të humbasë yllin e ekipit për faj të…

Delo.autor

Kush është bukuroshoja që do hapë finalet e Botërorit?! (FOTO)

Sadik.Autor

PAMJET/ Të shoqëruar nga policia, tifozët çekë drejt “Air Albania”

F.autor

Leave a Comment