Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zbulohet interesimi i Barcelonës për lojtarin e Paris Saint Germain

Gjigantët spanjollë të FC Barcelona kanë hyrë në garë me Juventus dhe Tottenham për të marrë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka qenë një nga zbulimet e PSG në sezonet e kaluara dhe ka lënë një përshtypje shumë të mirë gjatë tre viteve që ka luajtur në “Parc des Princes”.

Në kampionatin e kaluar të Ligue 1, ai luajti 33 ndeshje dhe shënoi një gol, gjithashtu dha pesë asiste.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se Barcelona i është shtuar garës për lojtarin duke u bazuar te dëshira e tij për të shkuar në “Camp Nou”, ndërsa Juventus dhe Tottenham janë klubet e tjera që kanë lakuar emrin e tij.

Lajmi bëhet edhe më i besueshëm pas zyrtarizimit të rikthimit të Paulinho në Kinë. Parisi do të jetë i detyruar ta shesë Rabiot gjatë kësaj vere, për të mos e humbur me parametër zero në vitin 2019, atëherë kur i mbaron kontrata me klubin kampion të Francës.

Related posts

Presidenti i Romës tregon skuadrën e Alisson për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

MILAN KËRKON TË RINGRIHET, INTERI DO HAKMARRJEN/ Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol

F.autor

“KAM ARRITUR TË GJITHA OBJEKTIVAT”/ Boksieri Wilder prapakthehu, merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment