Futboll Seria A Sport

Një rus për të SHPËTUAR Milanin, pronari i Monacos gati të blejë kuqezinjtë!

Problemet e shumta të Milanit mund të marrin zgjidhje shumë shpejtë. Kuqezinjtë pritet të ndërrojnë pronar në ditët e ardhshme me fondin amerikan Elliot që pasi nuk mori sigurinë financiare nga kinezi Yonhong Lee ka nxjerrë në shitje Milanit.

Për të blerë aksionet e klubit kuqezi është i interesuar edhe një manjat rus, bëhet fjalë për Dimitrij Rybolovlev një emër i njohur në botën e futbollit.

Biznesmeni i fuqishëm rus ka në pronësi klubin e Monacos në Francë dhe siç raporton Sky Sport është i gatshëm të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit. Rybolovlev arriti ta merrte Monacon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ BURG apo GJOBË, ja vendimi final për Ronaldon

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Kroatët në formë të jashtëzakonshme, danezët i besojnë Eriksenit

Sadik.Autor

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Q.Autor

Leave a Comment