Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ BURG apo GJOBË, ja vendimi final për Ronaldon

Zyra e Tatimeve në Spanjë ka dhënë miratimin e saj për marrëveshjen e arritur me Cristiano Ronaldon. Ish-ylli i Real Madrid do të pagujë një gjobë prej rreth 19 milionë euro dhe do të dënohet me dy vite burg. Siç shkruan “AS”, lojtari që tashmë është shpërngulur në Itali, pasi do të luajë me Juventus, nuk do të hyjë në burg në këmbim të deklarimit fajtor për katër veprat tatimore.

33-vjeçari u akuzua për katër vepra penale të kryera midis viteve 2011 dhe 2014-të, që përfshin një mashtrim tatimor të vlerës 14,768,897 euro (1.39 milionë në 2011, 1.66 në vitin 2012, 3.20 në 2013 dhe 8.5 në 2014).

Marrëveshja përfundimtare në bazë të ligjit penal e ka ulur vlerën në 5.7 milionë, por shuma totale që duhet të paguhet është gati 19 milionë, duke përfshirë edhe shpenzimet e procesit.

Ndërmjet Gjykatës dhe Prokurorisë ka ende një mospërputhje të mendimit në lidhje me zëvendësimin e dënimit penal me gjobë, sepse Zyra e Taksave e refuzoi këtë ndryshim.

Related posts

Radomel Falcao hesht Stade de France/ Shënon ndaj Francës

Sadik.Autor

PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT “KUPA E ITALISË”/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion…

Delo.autor

“MË TRAJTOJNË SI HAJDUTE NË SUPERMARKET”/ E dashura e Gabriel Zhezus denoncon racizmin në Spanjë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment