Futboll Sport

Hazard analizon Francën/ Ja kush është lojtari më i mirë në botë sipas belgut…

Belgjika kundër Francës por jo vetëm… Gjysmëfinalja e Kupës së Botës do të vendos përballë dy gjigandë të futbollit europian të viteve të fundit, por dhe shumë talente të futbollit botërorë.

Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe jo vetëm, përballë Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Paul Pogba do të sjellë përballja e së martës së 10 korrikut.

Në prag të kësaj përballjeje, ka folur ylli i Chelsea, Eden Hazard që ka vlerësuar futbollistët e drejtuar nga Didier Deschamps, por ka cilësuar Mbappe si talentin më të madh të ditëve të sotme.

“Franca ka kualitete. Griezmann, Pogba, Matuidi, Varane dhe Kante janë futbollistë të nivelit të lartë. Por Mbappe është një super talent i Francës. Unë luaj gjatë gjithë vitit me Kante, ai është më i miri në botë në pozicionin e tij, kur ai është në rastin më të mirë, ju keni një shans 95% për të fituar ndeshjen. Në futbollin modern, është e padëgjuar. E kam vëzhguar prej kohësh, Është mjaft i ri, por është rritur me kalimin e kohës. “-deklaroi Hazard për “BeinSport”.

Related posts

Ronaldo – Juventus/ Ja çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit

Sadik.Autor

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Tifozët e Arsenalit “çojnë” Mkhitaryan në Baku, ndalohen në rrugë nga policia (VIDEO)

Delo.autor

HIPOTEZAT PËR NJË TRANSFERIM SHTOHEN/ Agjenti i Hysajt: Nëse do që të largohet, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment