Futboll Sport

ULTRASIT E PSG FESTOJNË FINALEN/ Ndërhyn policia, gaz lotsjellës dhe përleshje (VIDEO)

Disa tifozë të PSG u mblodhën në “Champs-slysées”, të tjerët jashtë “Parce des Princes”, për të festuar fitoren 3-0 ndaj Leipzig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra kryeqytetase francize arriti një sukses historik, duke shkuar për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni, ku do të presë më 23 gusht Bayern Munich ose Lyon, fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, që do të luhet sonte në Lisbonë.

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë së Covid-19, policia ndërhyri menjëherë për t’i shpërndarë tifozët, sepse nuk lejohen grumbullimet. Situata e koronavirusit në Francë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Sikurse duket dhe në video, pati edhe konfrontime mes palëve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për ta spastruar sheshin e Parisit.

Related posts

NA LA PA FRYMË/ Interi zbukurohet, por vëmendja ka shqetësuar MOTRËN SEKSI të Gabigol (FOTO)

Isa.Autor

Zidane: Më duhet të gjej problemin, unë jam përgjegjësi

Q.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shihni ndeshjen e fundit të karrierës së legjendës së basketbollit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment