Futboll Sport

Subasic: Jemi gati për betejë, ky është rasti i artë për Kroacinë

Portieri i Kroacisë, Danjiel Subasic përgatitet për duelin e radhës që ballkanasit do të zhvillojnë ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ai ishte heroi i Kroacisë në çerekfinalen ndaj Rusisë, ku pas një dëmtimi në minutat e fundit, arriti të rikuperojë dhe të jetë vendimtar në pritjen e 11-metërshave.

“Ndjeva një dhimbje muskulore, por nuk doja të dorëzohesha, pasi e kuptova që trajnerit i nevojiteshin ndërrimet për më vonë”, tha Subatic.

“Ndërhyrja e masazhatorit ishte si një “pit stop” për mua dhe u riktheva në formë”, tha portieri i kombëtares kroate, që shpreson që këtë rezultat të arrijë edhe ndaj Anglisë në gjysmëfinale. “Përballë kemi një ekip të fortë, me lojtarë të mëdhenj, një ekip fantastik.

Por ky është një rast unik për ne. Nuk na intereson se kush është favorit, pasi fusha do ta tregojë këtë gjë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, ne do të jemi gati kur të nisë beteja”, tha Subatic.

Related posts

KLAUZOLA E FRIKSHME/ Ekuban mund të “digjet” nga menaxheri

Isa.Autor

DEKLAROI TËRHEQJEN NGA FUTBOLLI/ Diego Simeone do rikthimin e Torresit: Shpresoj të punojmë përsëri bashkë…

Delo.autor

Kampioni i botës rinovon për 5 vite me Chelsea, 290 mijë paund në javë për Kante

Isa.Autor

Leave a Comment