Futboll Ligue 1

Neymar del nga salla e operacionit, ja gjendja e tij

Federata e Futbollit e Brazilit (FFB) ka njoftuar sot se operacioni në këmbën e djathtë të Neymarit ka kaluar me sukses.

Operacioni për rregullimin e ashtit të thyer në shputën e këmbës së djathtë të yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, ka qenë i suksesshëm, ka thënë sot FFB-ja.

“Operacioni mbaroi, Neymar tashmë ndodhet në dhomën e tij. Shkoi mirë”, ka thënë një zëdhënës i FFB-së.

Sulmuesi brazilian pritet të mungojë të paktën dy muaj, edhe pse doktorit i ekipit kombëtar të Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka thënë më herët se ai pritet të mungojë dy deri në tre muaj.

Megjithatë, Neymar pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës në Rusi, me lojën hapëse të Brazilit kundër Zvicrës që do të zhvillohet më 17 qershor.

Related posts

TRIUMFOI NË “AIR ALBANIA STADIUM”/ Flet trajneri Dechamps: Atmosfera ishin të mrekullueshme, por…

Delo.autor

“DINAMO, BUKURIA E FUTBOLLIT”/ Thumbimi i Daiut: Partizani, me rikthimin e djemve “të kuq” është në…

Delo.autor

Angli-Itali, dikur Di Biagio e Southgate sfidoheshin në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment