Futboll Sport

FRANCË-BELGJIKË/ Zbuloni formacionet zyrtare. Ja yjet që kërkojnë finalen

Në “Saint Petersburg Stadium” do të luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës. Belgjika ka patur një ecuri perfekte deri në këtë moment, duke i fituar të gjitha përballjet.

Edhe Franca ka shkëlqyer deri tani, ku pasi doli e para në Grupin D, eliminoi më pas Argjentinën dhe Uruguain.Kjo sfidë e mbushur me yje nga të dy kampet do të luhet në orën 20:00 dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Nga njëra anë rreshtohen Pogba, Kante, Griezmann apo Mbappe, ku francezët do të synojnë një tjetër finale, pas asaj të dy viteve më parë në Europian, por që u mundën në shtëpinë e tyre nga Portugalia. Në krahun tjetër belgët nuk mund të quhen surprizë, pasi në organikën e tyre kanë super lojtarë si Hazard, De Brune, Mertens, Fellaini apo Lukaku.

Belgjika do të kërkojë të shkruajë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e një Botërori.

Franca: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Hernandez.

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Fellaini, R. Lukaku, E. Hazard, Dembele, Chadli.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Talenti italian gjen golin me kokë, Roma zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Ky është rekordi i Liverpool në Champion Lague krahasuar me ekipet angleze

Sadik.Autor

VAR-I NUK I BËN EFEKT/ Futbolli italian parakalohet nga ligat rivale

Delo.autor

Leave a Comment