Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH ME LOJTARËT? Pas Ronaldos, edhe Locatelli i Italisë i jep goditje Coca-Colas (VIDEO)

I pari e nisi Ronaldo, tani po e pasojnë edhe lojtarët e tjerë. Zhvendosja e shisheve të coca-colës apo birrave duket se është kthyer në trend në këtë Euro 2020.

Manuel Locatelli, i cili mbrëmë ishte lojtari i ndeshjes në Itali-Zvicër pasi shënoi dy gola, gjatë konferencës për shtyp ka larguar dy shishet e Coca-Colas për të vendosur një shishe me ujë.

Locatelli ndoqi identik shembullin e Ronaldos, i cili e nisi këtë trend duke hequr dy shishet e Coca-Colës, ndërsa këshillonte për të pirë ujë. Veprimi i Ronaldos u pasua me miliarda dollarë humbje për kompaninë.

Më pas Pogba bëri të njëjtën gjë në konferencë, por duke hequr kësaj radhe shishen e birrës Heineken që është dhe sponsor zyrtar kryesor i Euro 2020

Related posts

MIQËSORE/ Tirana mposhtin kryesuesit e Kategorisë së Parë

Delo.autor

“ZBUTEN” EDHE KOMPANITË E BASTEVE/ Shqipëria favorite absolute përballë Bullgarisë

F.autor

FINALJA EUROPIANE NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ Flet Edi Reja: Ju tregoj çfarë fiton Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment